Telegrafi

Pranimi i shtetësisë të jetë kusht për votim

Anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor, e quajnë të palogjikshme dhe antikushtetuese lejimin që qytetarët serbë të mund të votojnë në Kosovë, pa pasur asnjë dokument identifikimi të shtetit të Kosovës.

Ky reagim i tyre ka ardhur pas inkurajimit që u kanë bërë zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, banorëve serbë të Kosovës për të mos u pajisur me dokumente që dëshmojnë shtetësinë e Kosovës, shkruan gazeta “Tribuna”. /Telegrafi/