Telegrafi

Prania e Puigdemont në Belgjikë, ftoh marrëdhëniet spanjollo-belge

Prania në Belgjikë e Carles Puigdemont dhe vullneti i tij për të drejtuar rajonin spanjoll të Katalonisë në distancë, mund të dëmtonte në një periudhë afatgjatë marrëdhëniet miqësore mes Spanjës dhe Belgjikës, u shpreh sot për median, ministri spanjoll i Punëve të Jashtme.

“Në parim ai mund të jetojë i qetë në Belgjikë, pasi këtu nuk është objekt i asnjë mandatarresti evropian”, deklaroi Alfonso Dastis.

“Por nëse pretendimi i Carles Puigdemont është të drejtojë Kataloninë në distancë, pa dyshim do të jetë e nevojshme në një moment të caktuar, ta pyesim se deri kur do të zgjasë kjo në kohë pa ndikuar në marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve partnere në BE”, u shpreh ai. /kp/Telegrafi/