Telegrafi

Prania e JTI Kosovë promovon tregun kosovar

“Ne jemi dëshmitari më i mirë për Kosovën për t’i dëshmuar botës angazhimin tuaj drejt ekonomisë së tregut, shtetit ligjor dhe zhvillimit. Pa këtë dëshmi, Kosova e ka të vështirë të ngrejë profiling e saj dhe të bëhet e dukshme, për të përthithur investime të huaja” ka deklaruar Brawn.

Ai vlerëson se tregu i Kosovës është sfidues, me gjithë mundësitë që ofron për zhvillimin e biznesit.

“Ne jemi të fokusuar për të përforcuar pozitën tonë si No.1 në këtë treg, duke mbështetur kështu rritjen e fuqishme që JTI po njeh në mbarë botën”.

Sipas tij zgjerimi i biznesit të JTI në këtë treg është gjithashtu një shenjë e mirë për Kosovën dhe këtu nuk është fjala thjesht për 25 milion euro që i shkojnë buxhetit të Kosovës nga akciza dhe taksat mbi cigaret e JTI, 3 milion eurot që u mbesin partnerëve tanë në tregun e shitjes me pakicë, por edhe sepse prania e JTI dhe kompanive ndërkombëtare të ngjashme e promovon këtë treg si të besueshëm.

Fakti se markat e JTI kontribuojnë me 25 milion euro në buxhetin e Kosovës, konfirmojnë se bëhet fjalë për një treg të shkëlqyeshëm, thotë zoti Brawn.

“Ky është një treg i shkëlqyer, sepse ai i kupton thellë dhe ndan me ne dy vlera kryesore: cilësinë e produkteve dhe besnikërinë ndaj klientëve. Ne konkurrojmë përmes një cilësie të pathyeshme dhe kjo është arsyeja pse jemi sot No.1 i këtij tregu”.

Brawn po ashtu ka thënë se qendra e JTI është në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa JTI operon në 120 vende dhe ka zyrat e saj në 40 qendra të ndryshme.

“JTI ka qenë një kontribuues jetik për shumë nisma shoqërore dhe sigurisht Kosova do të jetë pjesë e krenarisë në rrugën e përmbushjes së këtyre përgjegjësive”. /Telegrafi/