Telegrafi

Prania e bakteries në ushqim helmoi punëtorët e ”Lear”

Rezultatet kanë treguar se 183 punëtorët e kompanisë amerikane ”Lear” janë helmuar si rezultat i pranisë së bakteries stafilikoka në ushqim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Tv Sitel, këto rezultate do të dorëzohen në Prokurorinë publike të Tetovës për të proceduar më tej me dispozitat ligjore për këtë rast. Punëtorët e ndërrimit të tretë kanë ngrënë makarona me mish, të përgatitura nga një restorant i njohur në Tetovë.

Objekti nuk ka qenë i regjistruar, kurse punëtorët nuk kanë patur libreza sanitare. Ndërkohë, resotrani dhe fabrika janë të mbyllra tani për tani. Të helmuarit janë lëshuar në shërim në shtëpi./Telegrafi/