Site icon Telegrafi

Prangoset zëvendësi i Al-Baghdadit në Irak, për kapjen e tij ishte ofruar shpërblimi prej 5 milionë dollarëve

Në Irak është arrestuar Sami Jasim, zyrtari i lartë i organizatës terroriste ISIS, i cili ishte i angazhuar për financa të kësaj organizate dhe njëherit zëvendës i liderit të vrarë Abu Bakr al-Baghdadi, ka bërë të ditur kryeministri i këtij vendi Mustafa Al-Kadimi.

“Derisa heronjtë tanë janë fokusuar në ofrimin e sigurisë, kolegët e tyre (shërbimi sekret i Irakut), kanë kryer operacionin për kapjen e Sami Jasimit”, ka shkruar kryeministri irakian, duke mos dhënë detaje të këtij operacioni, transmeton Telegrafi.

Për kapjen e tij të njëjtën kohë ishte dhënë një shpërblim prej 5 milionë dollarëve. Në anën tjetër, shefi i tij Baghdadi ishte vrarë gjatë një aksioni të njësive speciale të ushtrisë amerikane në veriperëndim të Sirisë gjatë vitit 2019.

Departamenti amerikan i Shtetit, asokohe pati ofruar shpërblim për çfarëdo informacione që do të ndihmonte në kapjen e liderit të ISIS-it. /Telegrafi/

https://twitter.com/Ezidi2/status/1447477117004963842?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1447477117004963842%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3785529%2Fuhvacen-al-bagdadijev-zamenik-u-iraku-raspisana-nagrada-bila-je-5-miliona-dolara-bio-zaduzen-za-finansije-islamske-drzave

 

Exit mobile version