Telegrafi

Prangoset sulmuesi i shoferit të ambasadores turke në Maqedoni

Është arrestuar sulmuesi i cili para disa orëve sulmoi brutalisht vozitësin e ambasadores turke në Maqedoni, mëson Shenja.

Sulmi ka ndodhur para Ministrisë së Kulturës ku ka qenë e parkuar vetura e tipit “Mercedes” me targa diplomatike dhe në të cilën kanë qenë të vendosur flamuj turk.

Lexo po ashtu Sulmohet fizikisht shoferi i ambasadës turke në Shkup

Sulmuesi në fjalë me nervozizëm ka tentuar t’i heq flamujt nga vetura e Ambasadores së R.Turqisë, duke thënë se “këtu është Maqedoni”, por nuk është lejuar nga shoferi. Me këtë rast i dyshuari e ka sulmuar shoferin brutalisht me grushte në pjesën e kokës dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes./Telegrafi/

Lexo po ashtu Milevska-Kara: Turqia dhe Maqedonia kanë bashkëpunim të mirë ndërkulturor