Është arrestuar sulmuesi i cili para disa orëve sulmoi brutalisht vozitësin e ambasadores turke në Maqedoni, mëson Shenja.
Sulmi ka ndodhur para Ministrisë së Kulturës ku ka qenë e parkuar vetura e tipit “Mercedes” me targa diplomatike dhe në të cilën kanë qenë të vendosur flamuj turk.
Sulmuesi në fjalë me nervozizëm ka tentuar t’i heq flamujt nga vetura e Ambasadores së R.Turqisë, duke thënë se “këtu është Maqedoni”, por nuk është lejuar nga shoferi. Me këtë rast i dyshuari e ka sulmuar shoferin brutalisht me grushte në pjesën e kokës dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes./Telegrafi/