Site icon Telegrafi

Prangoset mësuesi 64 vjeçar që e ngacmonte seksualisht nxënësen

Policia e Shqipërisë në Tiranë ka prangosur një 64-vjeçar i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.

Bëhet fjalë për shtetasin Hasan M. nga Tirana i cili punonte si mësues në një shkollë 9-vjeçare të kryeqytetit.

Sikurse bën me dije policia bëhet fjalë për një veprim të përsëritur të këtij mësuesi.

“Më datë 09.05.2017, u arrestua shtetasi Hasan M., 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë, sepse në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme me një nxënëse 14 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal”. /Telegrafi/

Exit mobile version