Site icon Telegrafi

Prangoset kultivuesi i kanabisit në Vlorë

Foto: Ilustrim

Policia e Vlorës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh

Burime policore lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin Bako Shahaj, 53 vjeç dhe banues në fshatin Vajzë të Vlorës.

Shahaj ishte shpallur person në kërkim pasi gjatë një kontrolli të ushtruar një ditë më parë në stanin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi mbi 27 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. /Telegrafi/

Exit mobile version