Në Louisiana të Shteteve të Bashkuara, mbrojtësit e rendit kanë shfrytëzuar dy palë pranga, që ta ndalojnë një krokodil që kishte hyrë në një shtëpi.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon momentin kur reptili nxjerrët nga garazhi dhe vendoset në kopsht, ku përdoren edhe këto mjete që nuk janë për kafshë, transmeton Telegrafi.
“Kur nuk kam parë që të prangoset një krokodil, ka mjete tjera me të cilat mund të lidhet dhe të dërgohet në vendin ku jeton” është një koment lidhur me rastin.
Shumë shikues kanë drejtuar kritika ndaj veprimit të tyre të ngathtë, duke ngritur dyshime se nuk janë të kualifikuar dhe puna tyre me kafshë mund t’i vë në rrezik. /Telegrafi/