“Hetues policorë nga stacioni policor në Suharekë pas një pune intensive kanë arritur që në flagrancë të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin A.K të datëlindjes 1986, romë i Kosovës në dyshimin e bazuar se i njëjti në bashkëveprim edhe me dy të dyshimtit tjerë, në mini marketin ‘Beni’ në lagjen fidanishte, në Suharekë kanë vjedhur 8 pako cigare të llojit “Marlboro” dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Ndërsa dy të dyshuarit N.K i datëlindjes 1990 dhe A.K i datëlindjes 1996, gjithashtu romë janë arrestuar në Fushë Kosovë”, thuhet në një komunikatë të policisë së Kosovës.
Personat e dyshimtë kanë vepruar në grup dhe kanë kryer edhe disa vjedhje në disa shitore të tjera në Suharekë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshimtit janë ndaluar në Qendrën e ndalimit në Suharekë. /Telegrafi/