Telegrafi

Prangosen tre persona, transportonin 141 kg kanabis

Burimet policore lokale sqarojnë se pas një operacioni në bashkëpunim me policinë greke, është bërë e mundur ndalimi i shtetasve Lutfim Tërpollari, lindur në Skrapar dhe banues në Sarandë, Anarildo Çengeli, lindur në Elbasan dhe banues në Sarandë dhe Zani Çikollari, lindur në Skrapar dhe banues në Korçë.

Nga hetimet paraprake mësohet se gjatë orëve të vona të natës së djeshme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë ishte marrë informacion se disa persona do të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet zonës së Çiflig-Katajeto në drejtim të territorit grek.

Menjëherë strukturat e kufirit dhe ato të Policisë së Rendit Sarandë kanë organizuar shërbime të përbashkëta dhe mbas disa orë kërkimesh janë vënë në ndjekje të tre personave, të cilët sapo kanë pikasur punonjësit e policisë janë larguar në brendësi të kufirit grek. Por, matanë kufirit ata janë kapur nga policia greke.

Ndërkohë është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit me të cilin lëviznin këta shtetas një Mercedes-Benz me targa AA 879BG. /Telegrafi/