Site icon Telegrafi

Pranga shqiptarit, trafikoi të fejuarën

Mbi të rëndon një masë dënimi vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë për të njëjtën akuzë, ndërsa Dani rezultonte edhe i shumëkërkuar i Interpolit për këtë dënim.

Arrestimi i shqiptarit është njoftuar ditën e djeshme ndërkohë që policia ka bërë me dije se ndalimi i tij është bërë në zonën e Casal de Principe dhe se është prangosur me qëllim ekstradimin e tij. 34-vjeçari nga Dibra ka një akuzë të rëndë për të cilën edhe është dënuar me 12 vite burg.

Ndaj tij ka dëshmuar pikërisht vajza që sipas hetimit të Krimeve të Rënda rezultonte të ishte edhe e fejuara e tij. Historia e Danit daton vitet 2000 ndërkohë që ka vijuar në gjykatë në vitin 2004, kohë kur edhe është dhënë dënimi në mungesë. Krimet e Rënda asokohe sollën në gjykatë edhe "viktimën" e tij, vajzën me inicialet M.R, e cila kishte qëndruar Itali për rreth tri vite ku sipas saj ishte shfrytëzuar nga Dani.

Prokuroria ngriti akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, akuzë që i faturoi 18 vite burgim, ndërsa ishte vetë dëshmitarja viktimë që ndryshoi edhe rrjedhën e historisë e për pasojë edhe të fatit të të "fejuarit" të saj.

M.R, ndryshoi dëshminë në gjykatë e për pasojë u vu në pranga për dëshmi të rremë dhe u burgos për katër muaj me radhë, ndërsa akuza e Danit ndryshoi nga "shfrytëzim prostitucion në rrethana rënduese" në "shfrytëzim prostitucioni". Masa e dënimit përfundimtar i mbeti 12 vite burg, masë kjo që dibrani duhet ta kryej tashmë pasi të sillet në Shqipëri.

Në të njëjtën dosje asokohe u përfshin edhe dy persona të tjerë, të cilët gjykata më vonë i nxori të pafajshëm për trafikun e femrave, por u dënuan vetëm për mos kallëzim krimi, raportoi Gazeta Shqiptare./Telegrafi/

Exit mobile version