Site icon Telegrafi

Pranga 24 vjeçarit të akuzuar për vrasje në tentativë

Mësohet se Gjykata e Rrethit Kurbin kishte vendosur masën e arrestit me burg shtetasit Mamli, pasi në shkurt të vitit 2010 në qytetin e Laçit, ai ka qëlluar me armë ndaj shtetasve P. L dhe N. L, me banim po në atë qytet, raportoi BW.

24 vjeçari akuzohet për veprat penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një automatik model 56, një pushkë model 56 e dy krehëra me 44 fisheke model 56./Telegrafi/
 

Exit mobile version