Pranë Këndit të Kurajos në objektin e Kuvendit të Kosovës është bërë promovimi i pullës postare ‘Heroinat e Kosovës’.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka quajtur të rëndësishme që të nderohet dhe respektohet sakrifica dhe guximi i çdo gruaje të Kosovës.
“Është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të jetë imazhi që e kanë ndërtuar heroinat tona. Ju e keni parë që gjatë historisë pullat postare u janë kushtuar figurave nacionale. Shoqëria jonë ka injoruar për një kohë të gjatë sakrificën e tyre gjatë luftës, por edhe guximin e pashembullt që kanë treguar në luftën e fundit”, tha Osmani.
Ndërsa, Vjollca Shala-Muja nga Posta e Kosovës, tha se pulla postare që po promovohet sot është shumë e veçantë.
“Posta e Kosovës po kalon një faza të vështirë, por ne jemi të bindur që me punë do të arrihet çdo mision të mundshëm”, tha ajo./kp/