Telegrafi

Pranë banesës së kryeministrit serb, vritet bossi i drogës në Beograd

Të shtunën në Beograd është vrarë një boss droge. I vrari Aleksandar Stamenkoviç (42) ishte pronar i lokalit “Piaza del Cafe”, në lagjen elitare të kryeqytetit serb “Belville”, ku jeton edhe kryeministri serb Vuçiç.

Vrasja ka ndodhur në afërsi të banesës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftojnë medie serbe.

Pronari i lokalet ka qenë i njohur për policinë për dhunë dhe trafik droge.

Ai është qëlluar me 11 plumba. Ekzekutimin e tij e bënë dy persona nga një motor në lëvizje, derisa ai po dilte nga makina.

Atentatorët pasi ikën nga vendi i vrasjes, e dogjën motorin.