Telegrafi

Prandelli refuzon Barcelonën

Ish-trajneri i Italisë, Cesare Prandelli thotë se nuk është i interesuar për të marrë drejtimin e Barcelonës.

Tekniku italian është në listën e trajnerëve për të marr ‘timonin’ e gjiganti spanjoll, pasi Luis Enrqiue do të largohet në fund të këtij sezoni.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Barcelonës

“A kam menduar për këtë? Jo”, tha ai kur u pyet në lidhje me Barçën.

“Sinqerisht, kam nevojë për një skuadër që unë mund të punoj, që unë mund të rritem me të së bashku”.

“Tani për tani unë jam i papunë dhe jam duke menduar për punë të re”, tha ai.

Përveç Prandellit në listën e ‘Blaugranave’ janë edhe Jorge Sampaoli (Sevilla) dhe Ernesto Valverde (Athletic Bilbao), Arsene Wenger (Arsenal) dhe Roland Koeman (Everton).