Telegrafi

Prandelli: Nuk mund të bëjmë gabime ndaj Interit

“Nuk mund të bëjmë gabime në këto sfida të rëndësishme. Jam i fokusuar për të nesërmen dhe jo për të martën (Coppa Italia)”.

“Ne po ndeshemi me njërën prej skuadrave më të mira në Evropë, që ka lojtarë me teknikë të jashtëzakonshme”.

“Fiorentina do të jetë e zgjuar jo vetëm e trimëruar, por gjithashtu do të trajtojë me kujdes situatat gjatë ndeshjes. Këto dy ndeshje (nesër dhe të martën në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Interit) do të jenë tejet interesante”, tha Cesare Prandelli. /Telegrafi/