Telegrafi

Prandelli nuk flet për mundësinë e kalimit te Juve

Thashethemet vazhdojnë të flasin për largimin e Prandellit nga Viola në fund të sezonit aktual, ndërsa sipas spekulimeve më të reja, ai mund ta drejtojë Juventusin nga sezoni i ardhshëm.

“E ardhmja ime? Me klubin jemi marrë vesh që të ulemi në një takim në pranverë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Tash për tash nuk është e drejtë dhe e përshtatshme që të flasim për gjëra të tilla”, ka thënë strategu në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/