Telegrafi

Prandelli lavdëron Conten

43-vjeçari udhëhoqi Bianconerët drejt titullit të Serie A dhe finales së Coppa Italia sezonin e kaluar, dhe tash qëndron në pozitën e parë të tabelës, dhe Prandelli ka vetëm fjalë të mira për të.

“Juventusi ka treguar se me mentalitetin dhe strukturën e duhur ju mund t’ia dilni edhe pa lojtar të klasit. Conte ka bërë – dhe ende bën – një punë të jashtëzakonshme te Juve”.

“Ai është skajshmërisht i organizuar dhe ka krijuar një kulturë të sakrificës, vendosmërisë dhe fokusit”, ka thënë Prandelli për Tuttosport. /Telegrafi/