Telegrafi

Prandelli krenar me futbollistët e tij

Fiorentina e përfundoi me stil fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi ekipi italian mposhti me rezultat 2-1 Liverpoolin në Anfield.

“Nuk kam menduar se do të mund të përfundojmë në pozitën e parë të grupit. Por kur ekipi luan mirë dhe qetë gjithçka është e mundur dhe kjo ndodhi sonte. Më pëlqeu si luajtën në pjesën e parë. Krijuam shumë shanse dhe i shkaktuam probleme Liverpoolit”.

“Në pjesën e dytë kishim disa rënie, por nuk u dorëzuam. Ju jap komplimente futbollistëve pasi e merituan. Ata flijuan për këtë rezultat dhe tash duhet të kënaqemi me shpërblimin”, ka përfunduar Prandelli./Telegrafi/