Ish përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, pret që Juventusi dhe Napoli të garojnë për titull këtë sezon.
Të dyja ekipet kanë dy fitore nga dy ndeshjet e para dhe të dyja ekipet arritën 90 pikë sezonin e kaluar.
“Në këtë moment, pas dy ndeshjeve është e vështirë që të analizojmë çfarë do të jetë ky Juventus”.
“Duke analizuar 180 minutat e parë këtë sezon, ajo që shihet është mentaliteti i Napolit, ku shihet se ata do të jenë kundërshtar i vështirë për secilin ekip”, u shpreh Prandelli
Prandelli thotë se Parma do ta ketë të vështirë që ta mposhtë Juventusin këtë fundjavë.
“Është shumë e vështirë të mposhtet ky Juventus, duhet ta ketë një ditë shumë të keqe kjo skuadër”, përfundoi Prandelli. /Telegrafi/