Telegrafi

Prandelli i ngazëllyer pas fitores ndaj Sampdorias

Një gol i shënuar nga Stevan Jovetic dhe një tjetër nga Alberto Gilardino, i dhanë fitoren 2-0, Fiorentinës, duke i shkaktuar njëkohësisht edhe disfatën e parë të sezonit Sampdorias si dhe humbjen e kreut të tabelës.

“Ne treguam një paraqitje të nivelit të lartë, duke dëshmuar se kur del në fushë në mënyrë të organizuar dhe agresive, nuk humbisni, siç bëmë me Romën të dielën”, ka thënë Prandelli.

“Jovetic ka luajtur shumë mirë, siç bënë edhe shumë lojtarë tjerë. Ai shënoi një gol të shkëlqyeshëm, por e gjeti pozitën e duhur taktike vetëm pas pauzës mes pjesëve. Ai mund të bëhet një figurë e rëndësishme krahas Gilardinos”, ka shtuar trajneri italian.