Telegrafi

Prandelli i lumtur me rikuperimin e Mutu

Të martën Viola do të përballet me Sporting Lisbonën për ta zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve, ndërsa rumuni pritet të jetë pjesë e atij formacioni.

“Formacioni për ndeshjen kundër Lisbonës ende nuk është vendosur. Jam vërtet i lumtur për Mutu, i cili po kthehet pas katër muajsh mungese, dhe secila minutë që luan do t’i ndihmojë të kthehet në formën më të mirë”, është shprehur Prandelli për sportmediaset.it.