Telegrafi

Prandelli i kënaqur me barazimin

Marco Verratti shënoi një gol të vonshëm në minutat shtesë, për të shmangur disfatën e gjashtë radhazi të Azzurrëve ndaj Holandës.

“Ne nuk deshëm të pësojmë disfatë dhe nuk deshëm të pranojmë gol. Është e qartë se sistemi 4-3-3 është i pjesshëm dhe ne kemi nevojë për kohë për të punuar në detaje, por pashë gjëra interesante në pjesën e parë. Ne kemi nevojë për më shumë karakter, pasi kemi lojtarë me kualitete të caktuara”.

“Sistemi i cili funksionon më mirë është 4-3-1-2, andaj është natyrale që ne të jemi më komfort me të, por ne duhet t’ia dalim më mirë edhe me sistemin 4-3-3”, ka thënë Prandelli për RAI Sport. /Telegrafi/