Telegrafi

Praktikonte një mënyrë jetese perëndimore, qëllohet për vdekje vajza irakiane – në mes të qytetit, në mes të ditës (Video)

Momenti i hidhur që një njeri i armatosur i panjohur largohet me një motoçikletë pas gjuajtjes së tre plumbave përmes dritares së një makine në drejtim të një vajze 22 vjeçare, është kapur nga kamerat e sigurisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tara Fares u vra në mes të ditës më 27 shtator, ndërsa ngiste makinën e saj Porsche përmes kryeqytetit irakian të Bagdadit.

Pamja e sapo publikuar thuhet se tregon makinën e saj duke ecur në një rrugë të ngushtë banimi në lagjen Camp Sarah, menjëherë pasi i armatosuri është larguar nga një bashkëpunëtor në një motoçikletë.

Vajza kishte më shumë se 2.6 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe ishte e njohur për komentet e saj të qarta për lirinë, jetën dhe fenë.

Një deklaratë e lëshuar më 7 tetor nga Ministria e Brendshme, e cila po heton vdekjen e Fares, tha se ajo u vra nga një grup ekstremist kriminal.

Vdekja e Fares erdhi vetëm dy ditë pasi aktivistja e të drejtave civile Suad al-Ali u qëllua për vdekje në mes të ditës nga një njeri i paidentifikuar në qytetin e saj të lindjes, Basra. /Telegrafi/