Site icon Telegrafi

Praktikoni thurjen, sjell shëndet dhe mban larg teknologjisë!

I mbani dot mend metodat e gjyshes, për t’iu plotësuar juve një dëshirë për ndonjë bluzë apo shall të bukur?

Zakonisht në kohët e mëparshme ato bluza, apo çorape e gjëra të ndryshme mund t’i kishe vetëm nëse më të moshuarat e shtëpisë juve u thurnin.

Diçka e tillë zakonisht shihej tek familjet më në nevojë, por që tani edhe dikush që ka me bollëk thurjen e praktikon vetëm për të kaluar kohën.

Kishte kaluar kohë e gjatë që thurja nuk përdorej më ndërkohë diçka e tillë tashmë është ringjallur për vitet e fundit.

Madje diçka e tillë tashmë po konsiderohet nga shkencëtaret, si diçka tejet e nevojshme për jetën dhe psikikën e njeriut. Sipas tyre, thurja apo ndonjë qepje e thjeshtë fillestare e pasuar me ndonjë muzikë të lehtë, relakson mendjen tuaj dhe rifreskon atë.

Të thurësh sipas studiuesve ndihmon njerëzit për të menaxhuar dhimbjet fizike për një kohë shumë të gjatë dhe jo vetëm, njofton Klan Kosova. Thurja ndihmon personat të cilët vuajnë nga depresioni duke i motivuar ata për t’u lidhur sa më shumë me botën.

Qepja apo praktikimi i thurjes është diçka e veçantë që sjellë tek njerëzit një kulturë tjetër të të biseduarit duke ndërtuar edhe më shumë besim teksa nuk pasohet kontakti sy më sy.

Sipas hulumtimeve, thurja si një gjë e bukur, sidomos në këtë kohë kur interneti ka pushtuar botën, thuhet se ndihmon në mbajtjen e vëmendjes së fizikut tuaj sa më larg teknologjisë, gjë kjo e fundit e cila konsiderohet si rrezik i madh i shëndetit. /Telegrafi/

Exit mobile version