Më 19 shkurt në hotelin “Aleksandar Palace”, me fillim në orën 13:00, me titullin “Praktikat evropiane për pagesat”, EOS Matrix Maqedoni do ta prezantojë hulumtimin, që për 12 vjet me radhë e realizon kjo kompani.
Pas prezantimit të sondazhit “Praktikat evropiane për pagesat”, do të ketë diskutim në fokusin e të cilit do të jetë analiza për zakonet e qytetarëve të Maqedonisë, me mysafirë përfaqësues nga EOS, Byroja e Kredisë së Maqedonisë, Oda e Avokatëve dhe Oda e Përmbaruesve, të cilët me të pranishmit do t’i ndajnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre mbi temën.
Agjenda e këtij organizimi:
– Hulumtimi i EOS “Zakonet evropiane për pagesat”
– Profilizimi tipik i debitorit në EOS
– Cilat janë zakonet e pagesës në Maqedoni? – diskutim, shkëmbim përvojash me të ftuarit dhe kohë për pyetje
– Koktel
Pjesëmarrja në këtë organizim është falas, ndërsa mund të regjistroheni dhe të konfirmoni praninë tuaj
në këtë vegëz. Numri i vendeve është i kufizuar.