Çanta Cleo e Pradas është prezantuar në revynë për pranverën 2021, mirëpo ky model shumë i bukur nuk do ta presë stinën e ardhshme
Influentueset dhe femrat e famshme tashmë po i kërkojnë shumë dhe po i bartin me të gjitha kombinimet e mundshme të veshjeve, transmeton Telegrafi.
Forma e çantës është inspiruar nga vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.
Më së shumti bartën modelet me ngjyrë të zezë dhe të bardhë, por mund të gjenden edhe në ngjyrë pastel e gjelbër dhe kajsie, si edhe modelet e ngjyrës së argjendtë.
I vetmi detaj në çantën perfekt unike është trekëndëshi i vogël i njohur me logon e Pradas, ndërkaq e zbukuron edhe dizajni në dy variante – me pjesën e palosshme dhe pa të.
A do ta bartni edhe ju këtë çantë? /Telegrafi/