Telegrafi

PPRM: Kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes së sulmit të armatosur në Shkup

Prokuror publik nga PTHP Shkup e udhëheq ekspertizën në vendin e ngjarjes në lagjen Aerodrom të Shkupit, ku sot pasdite u qëllua për vdekje një person.

Këtë e kumtuan nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë, prej ku theksojnë se prokurori publik në detyrë ka dhënë disa udhëzime dhe urdhëra për veprime të nevojshme, ndër të cilat udhër për mbledhjen e të dhënave, sigurim të gjurmëve nga vendi i ngjarjes dhe obduskion të personit të ndjerë.

“Në bashkëpunim me Ministrinë për punë të brendshme, Prokuroria publike në mënyrë intensive punon në ndriçimin e rastit dhe zbulimin e kryerësit të veprës penale”, thuhet në kumtesën e PTHP-së./Telegrafi/