Site icon Telegrafi

PPE përshëndesin marrëveshjen PS-PD: Zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme

Grupi i Partive Popullore Evropiane vlerëson se një pjesë e rëndësishme e reformës zgjedhore është në përputhje me standartet e BE dhe OSBE-së si dhe rekomandon palët që të vijojnë me këtë frymë deri në përfundim.

Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Michael Gahler, koordinator i grupit për çështjet e zgjerimit, shprehet se kodi i ri zgjedhor duhet të zbatohet me mirëbesim në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të antarësimit.”

Demokratët europianë gjithashtu kërkojnë anullimin e paketës antishpifje, e kritikuar pak ditë më parë edhe nga Komisioni i Venecias.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për plotësimin e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në menyrë që të çelen negociatat. Ne insistojmë për anullimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara.”

Komisioni i Venecias e vlerëson të paqartë dhe shtypës së fjalës së lirë project ligjin e qeverisë shqiptare, që synon rregullimin e mediave online në vend dhe ka rekomanduar krijimin e një organi vetë-rregullues, që do të sigurojë përgjegjshmëri të mediave në internet./Vizion Plus

Exit mobile version