Site icon Telegrafi

PPE: Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në BE

Partia Popullore Evropiane (PPE) sot në kongresin e saj miraton rezolutë me ç’ka njëzëri thotë se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Si partia më e madhe dhe më me ndikim kjo parti nesër, gjatë kongresit të saj plenar në Maltë duhet të miratojë rezolutë me të cilën e mbështet integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Në projekt rezolutën në të cilën ka pasur qasje Tanjugu, theksohet se perspektiva për inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor dhe ardhmëria e vendeve nga rajoni në BE kanë mbështetje të pandarë nga PPE.

“Procesi eurointegrues ishte mjeti më i suksesshëm dhe më i fuqishëm i Unionit dedikuar për konsolidim të normave demokratik dhe parimeve, vendosjes së ekonomisë funksionale dhe arritjes së paqes dhe stabilitetit”.

PPE, në tekst u bën thirrje të gjitha anëtareve të institucioneve në BE më shumë të përqendrohen në Ballkanin Perëndimor dhe të bëjnë hapa konkret me qëllim të zbatimit të asaj që është vendosur me deklaratën e Sarajevës, e cila ka të bëjë me krijimin e tregut të përbashkët në rajon.

Nga ana tjetër, PPE u bën thirrje të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor të mos humbin motivimin dhe angazhimet që nevojiten për procesin integrues evropian.

Rajonit i bëhet thirrje të vazhdojë me reformat, duke pasur parasysh “perspektivën e qartë evropiane dhe mbështetjen e fuqishme të PPE-së”.

Njëkohësisht insistohet në përmbajtje nga provokimet etnike në rajon, duke dënuar çdo sjellje provokuese dhe agresive, e cila paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Exit mobile version