Telegrafi

PPD zgjedh Musli Feratin për kryetar të degës në Tetovë

Në suazat e aktiviteteve për forcimin e plotë të PPD, dje në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Tetovës,  dega e Partisë për Prosperitet Demokratik në Tetovë e ka mbajtur Kuvendin e parë zgjedhor pas Kongresit të saj të VII-të, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Kuvend 85 delegatët e pranishëm kanë zgjedhur Kuvendin e Degës prej 33 anëtarësh si dhe kryesinë e Degës prej 15 anëtarëve.

Kuvendi e ka zgjedhur Prof. Dr. Musli Feratin për kryetar të degës, Afërdita Hamitin për sekretare si dhe Islam Ajrulin dhe Naim Shabanin për nënkryetarë.

Në ndërkohë kryetari  i PPD Abdyladi Vejseli me bashkëpunëtorët e ngushtë ka qëndruar në Strugë ku me kryesinë e ngushtë të Degës Strugë i kanë bërë parapërgatitjet për mbajtjen e kuvendit zgjedhor të Degës Strugë.

PPD vazhdon aktivitetet e konsolidimit me kuvendet e radhës në Gostivar , Saraj, Karshiakë dhe Hasanbeg./Telegrafi/