Site icon Telegrafi

PPD: Po përgatitemi seriozisht për zgjedhjet lokale

Pas pohimeve të Hajredin Kaza, se PPD-ja do të reshtohet me Aleancën për shqiptarët dhe Lëvizjen Besa në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, ka reagime nga PPD që thotë se udhëhiqet nga Faton Aliti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E vërteta është se PPD po përgatitet seriozisht për të garuar në Zgjedhje Lokale në 15 Tetor me Lista vetanake në disa komuna ku kemi struktura më serioze dhe për vendimet tona do të informoheni në kohë.

Kategorikisht i mohojmë pohimet e zotëriut Kaza për shuarje apo përkrahje të ndonjë Partie politike.
Zotëri Kaza është vetëm një anëtar i pakënaqur i Degës së Gostivarit (ish anëtar i Kryesisë Qendrore) dhe nuk ka të drejtë të prononcohet në emër të PPD-së”, thuhet në reagimin e PPD-së, dërguar Telegrafit në Maqedoni.

 

Exit mobile version