Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) kërkon nga partitë që negociojnë në zgjedhjen e krizës politike në vend të mbështesin amnistinë për të akuzuarit në rastin ‘Sopot’ dhe në ‘Monstra’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Si argumente të një kërkese të këtillë, partia bën thirrje në deklaratat e ‘zyrtarëve të lartë të Maqedonisë dhe zyrtarëve të NATO-së për pafajësinë e pesonave të akuzuar në rastin ‘Sopot’.
PPD njëherit e ka inkurajuar prokuroren Katica Janeva që sa më shpejtë të jetë e mundur të procesojë të dhënat për rastin ‘Monstra’, sepse siç thuhet nga partia, të përgjigjen para ligjit personat që kanë keqpërdorur funksionet e tyre në këto raste. /Telegrafi/