Shkrepja e fotografive para pasqyrës mund të zbuloj shumëçka, ndërsa këtë që po e shihni është me të vërtetë diçka e jashtëzakonshme.
Derisa një grua kishte pozuar e ulur në karrige para pasqyrës, është zbuluar personi që ka shkrepur fotografinë dhe atë qind për qind i lakuriqur, transmeton Telegrafi.
Edhe pse kjo fotografi ka mundur të duket si çdo fotografi e zakonshme, por burri misterioz prapa aparatit i ka kontribuar paksa talljes në rrjete sociale.
Derisa kjo grua ishte veshur dhe bërë gati për fotografi, ai kishte vendosur që këtë fotografi ta shkrep i zhveshur tërësisht.
Por është interesant fakti se si asnjëri prej tyre nuk e kishin vërejtur reflektimin e tij në pasqyrë, para se ta postonin fotografinë në rrjetet sociale.
Megjithatë, shumë njerëz pretendojnë se burri në fotografi është dashnori i kësaj gruaje, dhe ndoshta kjo edhe është arsyeja pse bashkëshorti i saj i kërkoi shkurorëzim kur pa fotografinë në rrjetet sociale. /Telegrafi/