Polici i paemëruar nga Tajlanda, është fotografuar para të pasmeve të Pattapong Chaimogkol, të cilit ia kanë gjetur të fshehura 200 tableta metamfetaminë.
Fillimisht, policët deshën ta lirojnë 27-vjeçarin, që nuk i gjetën asgjë në kontrollin rutinë, por vendosën ta zhveshin pasi dukej shumë i dyshimtë, transmeton Telegrafi.
Kontrolli në zonën anale doli i suksesshëm, ku i gjetën një mbështjellës plastik, brenda së cilit ishin 203 tableta yaba, që është një përzierje e meamfetaminës dhe kafeinës.
Pasi kreu misionin me sukses, polici nuk hezitoi të fotografohej, duke pozuar krenar me të ndaluarin që ishte në një pozitë të pafavorshme.
Trafikanti deklaroi se masën e kishte për konsum privat dhe shitje te adoleshentët, ndërsa është nën arrest me akuzën për posedim të drogës së kategorisë së parë dhe tendencës për ta shitur. /Telegrafi/