Telegrafi

Pozoi me kostum larjeje në dekadën e gjashtë të jetës, fansat thonë se Heather Graham nuk ka ndryshuar

(Foto: Instagram/imheathergraham)

Aktorja hollivudiane, Heather Graham, arrin të tërheqë vëmendje me pamjen e saj edhe në dekadën e gjashtë.

Këto ditë, ajo ka shpërndarë fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilat ka pozuar me rroba banje në plazh, duke treguar se si duket në moshën 53 vjeçare.

Lexo po ashtu Aktorja Heather Graham e lumtur për vendimin që të mos ketë fëmijë
(Foto: Instagram/imheathergraham)

Në një seri imazhesh që ka shpërndarë, ka veshur kostum larjeje dypjesëshe, ndërsa në disa të tjera pozon edhe me një fustan plazhi të kaltër.

Lexo po ashtu Filmat më provokues që janë kritikuar për përmbajtje të tepruar erotike (Foto/Video)

Aktorja duket pothuajse njësoj si në vitet e nëntëdhjeta kur luajti në filmin për Austin Powers.


“Shumë nxehtë. Harroni se ajo ka 53 vjet, gjë që është e mahnitshme”.

“A je e vërtetë”.

“Duket magjike”.

“Ajo nuk plaket”.

“Duket e mrekullueshme”

“Akoma simpatia ime e fëmijërisë”.

“Nuk ke ndryshuar që nga roli në vitin 1999” – janë vetëm disa nga komentet.


(Foto: Instagram/imheathergraham)

Kujtojmë se, përveç filmave për Austin Powers, Graham ka luajtur edhe në filmat, si “Hangover”, “Killing Me Softly”, “Scream”, “Boogie Nights”, “License to Drive”, “On a Wing and a Prayer” dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/imheathergraham)

 

(Foto: Instagram/imheathergraham)