Telegrafi

Pozitat që do t’i mbajnë Arben Gashi e Kujtim Shala

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë, Shefin e Grupit Parlamentar dhe sekretarin organizativ.

Kryetari i ri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Arben Gashi do të jetë Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, ndërsa Kujtim Shala do të jetë nënkryetar i Kuvendit.

“Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së do të jetë Arben Gashi, ndërsa Kujtim Shala do të jetë nënkryetar i Kuvendit”, ka thënë ai.

Në pozitat e nënkryetarëve janë emëruar Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, derisa Imri Ahmeti është zgjedhur në pozitën e Sekretarit.

Lexo po ashtu Kjo është kryesia e re e LDK-së, aty nuk janë Agim Veliu dhe Haki Rugova

Ndërkohë janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në listën e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK’së mungojnë emra të disa prej figurave të vjetëra të LDK’së, siç janë: Agim Veliu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.

Jashtë ka mbetur edhe kreu i Degës së LDK’së në Dragash, Selim Kryeziu.

Agim Veliu, Haki Rugova nuk janë zgjedhur as nënkryetarë tashmë që partia është nën drejtimin e Isa Mustafës.