Telegrafi

Pozita dhe opozita s’pajtohen për deklaratën, Kuvendi shkon në pauzë

Derisa partitë në koalicion e kanë mbështetur deklaratën me të cilët kërkohet liberalizimi i vizave për Kosovën, është opozita ajo që e ka kundërshtuar atë, duke mos u pajtuar me përmbajtjen e saj.

Përfaqësues të Vetëvendosjes, AAK dhe Nismës kanë qenë kundër deklaratës ashtu siç është lexuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar nga të gjitha partitë arritjen e konsensusit në mënyrë që deklarata të votohet në Kuvend.

Për të tentuar harmonizimin e deklaratës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kërkoi 15 minuta pushim. /Telegrafi/