a do të vendosë ligji i ri për energjinë një praktikë për të ndryshuar kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Rregullator nëse nuk i përgjigjen qeverisë, siç akuzohet sot OBRM-PDUKM apo a ka humbur tashmë kjo pavarësi e trupit rregullator?
Opozita përmes amendamentit kërkoi që mandati i Presidentit aktual Dimitar Petrov të mos ndalet automatikisht, kur ligji i ri të hyj në fuqi, por në vend të kësaj ta zëvendësojë funksionin duke bërë rotacion të anëtarëve të tjerë. Anëtarët nga Qeveria e kundërshtuan këtë.
Petrov është Kryetar i Asamblesë Rregullatore që nga viti 2009. Vjen nga radhët e Komitetit Komunal tëOBRM-PDUKM-së në Kratovë. Është duke e bërë mandatin e dytë që duhet t’i përfundojë në vitin 2020.
Qeveria tani pretendon se profesionistët do të ulen në personelin e Rregullatores, e jo politikanët. Por dhjetorin e kaluar, Pançe Orcev, anëtarë dhe ish-deputet i LSDM-së, u zgjodh anëtar i Rregullatores. Pagat e anëtarëve të Komisionit Rregullator janë rreth 1.500 euro. /Telegrafi/