Telegrafi

Pozita dhe opozita fillojnë bisedimet në Kenia

Bisedimet po ndërmjetësohen nga ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan. Në krah të Annanit, që i hapi këto bisedime, ishin ulur presidenti, Mëai Kibaki, dhe udhëheqësi i opozitës, Raila Odinga. Annan iu bëri thirrje atyre që t’i merrnin seriozisht këto bisedime. Ai bëri gjithashtu thirrje për unitet.

"Ka vetëm një Kenia. Ne të gjithë kemi identitete të ndryshme por unë shpresoj që ju, para së gjithash, ta konsideroni veten kenianë. Duhet ta vëmë theksin te ajo që na bashkon dhe jo tek gjërat që na ndajnë. Duhet të nxjerrim në pah faktin që kemi të njëjtën kombësi dhe të respektojmë të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e të tjerëve", tha ai.

Që prej fillimit të krizës në Kenia ka pasur disa përpjekje për të ndërmjetësuar mes dy figurave qendrore, presidentit Kibaki dhe udhëheqësit të opozitës Odinga. Përpjekjet e deritanishme nuk kanë dhënë ndonjë rezultat pasi palët nuk kanë pranuar kushtet e paraqitura nga kundërshtarët e tyre. /bbc/