Partia Demokratike theksoi se “dalja nga burgu e Delijorgjit, e shokëve të tij është degradimi i qëllimshëm i sabotuesve të procesit, grupeve te caktuara të lidhura me zotin Rama”.
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha në një deklaratë për media se vendimi i gjykatës është “lëndimi i viktimave, është vrasje për së dyti, të qytetarëve të Gërdecit”.
“Ne si Parti Demokratike denoncojmë këtë akt, që vjen nga sabotuesit e procesit, nga ndërhyrja e mafias që kanë bërë lojën. Druaj se pas tij qëndron miku i Delijorgjit, Rama dhe mafia që e rrethon”, tha Alibeaj.
Ndërkaq, Partia Socialiste akuzoi kryeministrin pas vendimit të gjykatës për të nxjerrë nga burgu dhe për t’i lënë në arrest shtëpie Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Sokol Ngjeçin ndërkohë që Dritan Minxolli ishte lëshuar më përpara në arrest shtëpie.
Deputeti socialist Taulant Balla tha se sot "u provua lidhja e drejtpërdrejtë e Sali Berishës dhe djalit të tij me të akuzuarit e Gërdecit" dhe se "përgjegjësia e Gërdecit është tek kryeministri dhe djali i tij, tek ministrat që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në detyrë”.
“Largimi i këtyre matrapazëve është e vetmja rrugë për vendosjen e shtetit ligjor në vend”, tha Balla, duke akuzuar ministrin e drejtësisë Bujar Nishani se qëndron me gojën mbyllur. /Telegrafi/