Telegrafi

I rregullt apo pozitë jashtë loje? Pozicioni i Cavanit tek goli i fitores së Man Utd ndaj West Hamit ka ngjallur polemika tek tifozët

Goli i fitores së Manchester United kundër West Ham i shënuar në minutat shtesë u mbulua me polemika të mëdha pasi tifozët mendonin se Edinson Cavani ishte “qartësisht” në pozitë jashtë loje.

Djajtë e Kuq fituan me rezultat minimal 1-0 ndaj Çekanëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.

Të tre zëvendësuesit e Unitedit u kombinuan në aksionin e fundit, me Anthony Martial që pasoi te Cavani, i cili më pak asistoi për Marcus Rashford, i cili theu bllokimin duke shënuar golin e fitores me vetëm 26 sekonda të mbetura.

Megjithatë, ky gol i ekipit nga Old Trafford krijoi shumë polemika mes tifozëve dhe lojtarëve vendas që protestuan për pozitën e Cavanit para golit të Rashfordit.

Pati një kontroll nga VAR-i për një pozitë të mundshme jashtë loje, por goli qëndroi dhe Unitedi kaloi në pozitën e katërt pas kësaj fitore të madhe.

Por, imazhet e Cavanit kanë shkaktuar një bujë serioze në rrjetet sociale pasi shumë besojnë se uruguaiani ishte në pozicion jashtë loje.

Momenti i pasimit të Martial ek Cavani

“Cavani ishte qartësisht në pozitë jashtë loje. E pabesueshme”, ishte një koment i një përdoruesi të Twitter.

“West Hami vidhet si zakonisht. Cavani në pozicion jashtë loje”, ishte një tjetër koment, ndërsa një tjetër shkruante: “Cavani me siguri është jashtë loje. Si nuk e kontrolloi VAR-i këtë?”.

Po ju lexues, çfarë mendoni rreth kësaj situate? Përgjigjet tuaja jepini në hapësirën për komente. /Telegrafi/