Site icon Telegrafi

‘Pozhegu Brothers’ ndihmon 100 familje në nevojë (Foto)

Me miell, kryp, vaj, sheqer dhe elemente tjera ushqimore janë ndihmuar 100 familje me rastin e festës së Fiter Bajramit. Kompania e ndërtimit “Pozhegu Brothers”; të Hënën, në bashkëpunim me partnerët e saj, dhe Organizatën Humanitare “Kryqi Kuq”; ka shpërndarë ndihmat për 100 familje në rajonin e Prishtinës.

“Është ndjenjë shumë e mirë kur bëjmë njerëzit të buzëqeshim, në këto ditë ekonomiksht të vështira për shumë familje në Kosovë”; tha Qemajl Pozhegu, Drejtor në Kompaninë “Pozhegu Brothers.” Të gjithë njerëzit mund të ndihmojnë në nji mënyrë apo tjetër, e tëra çka duhet është vullnet, dhe për kompaninë tonë ky është vetëm fillimi”.

Me 45.3% të popullësisë së papunë, dhe indeks të varfërisë prej 53.6, Kosova hy në radhen e vendeve me varfëri të skajshme, gjë që i bën investimet e tilla të jenë shumë të mirëpritura nga shoqëria Kosovare.

“U jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që kanë kontribuar për blerjen e këtyre ndihmave, të cilat na kanë gëzuar shumë tash për festën e bajramit” tha B.H njëra nga qytetarët që pranoi ndihmat. Aktivitetin për ndihmën e familjeve në nevojë, kompania po e zhvillon në kuadër të programit “Pozhegu Brothers për komunitetin”. Ky program është dizajnuar në kuadër të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR) të cilin “Pozhegu Brothers” e ka dizajnuar me qëllim të investimit në shoqërinë Kosovare. Në këtë program parashihen të ndodhin edhe aktivitete tjera gjatë vitit.

“Ne si kompani kemi shumë vite që punojmë në sektorin e ndërtimtarisë, përgjegjësinë shoqërore e shohim si shtyllë zhvillimi edhe të biznesit duke marrë parasysh që këto fonde ndihmojnë në zhvillimin e shoqërisë” tha Qemajl Pozhegu, “Si në rastin e ndihmave për familjet në nevojë, ku kemi ndihmuar me elemente ushqimore që u shërbejnë familjeve më gjatë, edhe në hartimin e aktiviteteve në këtë program jemi fokusuar që investimi të bëhet në zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, andaj edhe kemi zgjedhur fushën e edukimit dhe ndërtimtarisë”

Aktiviteti i ndihmës së familjeve në nevojë është aktiviteti parë, që zhvillohet në vazhdën e aktiviteteve tjera që parashihen në këtë program.

“Më vonë gjatë sezonës së verës, nëpërmjet këtij programi do të organizojmë edhe trajnim pa pagesë për studentët e fushave sociale në ekonomi dhe ndërmarrësi si shtylla shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë” tha Qemajl Pozhegu “ Ndërsa jemi në bashkëbisedime edhe me Komunën e Prishtinës për të bërë një investim në një çerdhe publike.”

Kompania ka më shumë se 8 vite përvojë pune në vend, me disa objekte në Kosovë, me fokus në Prishtinë. Së fundmi është njëra nga kompanitë e cila ka filluar ndërtimin e objektit të ri, sipas planit rregullues urban në Lagjen e Muhaxherëve. Aktualisht kompania ka objekte banesore edhe në Lagjen e Spitaleve, me leje të ndërtimit dhe cilësi të standardeve europiane.

Exit mobile version