Shumë femra janë të pakënaqura me madhësinë apo formën e gjokseve të tyre, gjë që i bën të ndjehen të pasigurta dhe të parehatshme për të veshur rroba të caktuara, e veçanërisht bikini.
Mirëpo, trajnerët e shumtë të ftinesit tregojnë se çdo person është i aftë të ndërtoj trupin e ëndrrave, vetëm duhet të përkushtohet dhe të punoj shumë drejt kësaj, transmeton Telegrafi.
Më poshtë, janë disa nga pozat më efiçiente në joga që jo vetëm se do t’ju përmirësojnë formën e gjokseve, por edhe do t’ju bëjnë të ndjeheni më të forta dhe shëndetshme.
Poza e Luftëtarit
Virabhadrasana, apo Poza e Luftëtarit, jo vetëm që do t’ju bëj më të fortë, por edhe do t’ju ndihmoj ta zgjatni gjoksin dhe ta bëni më elastik dhe aktiv.
Poza e Kobrës
Bhujangasana, apo poza e Kobrës ndihmon në rritjen e volumit të mushkërive, zgjatjen e muskujve të gjokseve, forcon muskujt abdominal, si dhe përmirëson mënyrën se si qëndroni.
Poza e Rrotës
Chakrasana, apo poza e Rrotës ndihmon në zgjatjen e muskujve të gjokseve, shpinës dhe qafës, heq lodhjen dhe shëron dhimbjet e kokës. /Telegrafi/