Ajo është njëra nga modelet shqiptare që tashmë ka kaluar kufijtë sa i përket profesionit të saj.
Fjala është për bukuroshen nga Shkodra, Angela Martini, e cila prej vitesh vazhdon të jetë shumë e komentuar si për karrierën profesionale ashtu edhe për atë private.
Autorja e “Love, Hope, Light” ka publikuar së fundmi disa imazhe të reja, në të cilat po ashtu ka marrë vëmendje të madhe duke u shfaqur mbi një vaskë.
E veshur tërësisht në të zeza e flokë të lëshuara në formë valëzimi, artistja shqiptare duket në top formë.
“Realiteti është i gabuar, ëndrrat janë të vërteta”, ka shkruar ajo.
Martini njëherësh ka marrë komente të shumta pozitive në lidhje me paraqitjen e dukjen atraktive.
Angela këtë vit ka qenë shumë e përfolur për shkak të bashkëshortit të saj, Dragos Savulescu, i cili ishte arrestuar gjatë verës në Greqi.
Kjo ngjarje bëri bujë të madhe dhe ka qenë temë diskutimi për disa muaj radhazi. /Telegrafi/