Telegrafi

Pozat pa të brendshme të vajzës së Heidi Klum nxitin kritika të reja për ‘fotografi të papërshtatshme’

(Foto: Flaunt)

Leni Klum, vajza e modeles Heidi Klum, ka shkaktuar sërish reagime të shumta negative duke pozuar në një fotosesion sfidues.

Gjegjësisht, 18-vjeçarja është fotografuar pa të brendshme për revistën Flaunt. Ajo kishte veshur një triko dhe geta në formë rrjete.

Rrjetet sociale u mbushën shumë shpejt nga komentet e njerëzve që besojnë se një vajzë në moshën e saj nuk duhet të ekspozohet në këtë mënyrë.

(Foto: Flaunt)

Kujtojmë që Leni dhe Heidi pozuan me të brendshme për fushatën e markës Intimissimi në fund të vitit të kaluar.

Lexo po ashtu Përkundër kritikave për fushatën e fundit, Heidi Klum ka pozuar sërish bashkë me vajzën me të brendshme
(Foto: Flaunt)

Duke shpërndarë klipin në profilin e tyre në Instagram, Intimissimi kishte shkruar: “Një histori e vetëbesimit, gëzimit të jetës dhe dashurisë mes nënës dhe vajzës. Heidi dhe Leni Klum së bashku festojnë artin e të brendshmeve italiane”. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Heidi Klum dhe vajza e saj pozojnë me të brendshme