Site icon Telegrafi

Pozat e bukurosheve ruse, i detyrojnë drejtuesit e hotelit në Dubai që të marrin masa (Foto)

Drejtuesit e një hoteli me pesë yje në Dubai janë ankuar se disa modele ruse po i prishin reputacionin me fotografitë që i kanë publikuar në Instagram.

Drejtuesit e hotelit, ku një suitë kushton më tepër se 1.000 euro nata, kërkon që t’i ndalojë modelet që të përdorin emrin e hotelit të tyre si hashtag apo të shpërndajnë vendndodhjen e tij përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale.

Reagimi ka ardhur pasi një grup modelesh ruse kanë treguar asetet e tyre në disa pjesë të hotelit si pjesë e një seti fotografi të dizenjueses Anna Chibisova, transmeton TCH.

Për këtë set kanë pozuar, prezantuesja Victoria Bonya, aktorja Anna Kalashnikova dhe Alena Shishkova.

Exit mobile version