Telegrafi

Poza të tjera, Adriana Matoshi tërheq vëmendje me fustanin unik e paraqitjen provokuese

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë një personazh shumë i komentuar në shtypin rozë.

Kjo më shumë për paraqitjet që ka bërë së fundmi, meqenëse nuk ishin edhe aq të zakonshme.

E një të tillë e ka ndarë edhe kësaj radhe, ku shfaqet me fustan të veçantë dhe mjaft provokues.

Foto: Screenshot/Instagram

Bëhet fjalë për një fustan të gjatë të zi, i cili në njërën anë është në formën e sytjenave.

Dukjen e ka kompletuar me flokë gërsheta dhe me një grim më të thjeshtë që shkon me këtë paraqitje ekstravagante.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja këtë kohë po e shijon në masë të madhe jetën, ndonëse prej disa muajsh është beqare.

Aktorja gjilanase për më shumë se një vit ishte në një romancë me Keith Groeneveld. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram